Procesi i 15 korrikut dhe veprimtaria e organizatës terroriste FETO në botë

Nesër përjetohet viti i 4-t pas ngjarjes së kobshme që ndodhi në Turqi në vitin 2016, kur duke nisur që nga mbrëmja e datës 14 korrik në Turqi nisi një grusht shteti që synonte rrëzimin e pushtetit. Gjatë kësaj periudhe është bërë e qartë dhe është vërtetuar në gjithë rangun gjyqësor, politik, social dhe kulturor që pas këtij puçi tinëzar gjendej pikërisht organizata FETO, e cila fill pas puçit u shpall edhe si organizatë terroriste. Madje duke pasur parasysh rrezikun që iu kanosej shumë shteteve ku kjo organizatë kishte shtrirë aktivitetet e saj, Turqia iu bëri kërkesë që këtë organizatë ta listonin bashkë me të tjerat si një organizatë terroriste dhe që përbënte rrezik të lartë. Po cila është struktura e kësaj organizate?

Struktura e organizatës terroriste FETO

Organizata terroriste e kryesuar nga kryeterroristi i maskuar si klerik Fetullah Gülen, e njohur ndryshe edhe si FETO, është themeluar në qytetin Izmir. Startoi në vitet 1970 si një lëvizje që ofronte shërbime arsimore dhe kryesohet nga një punonjës fetar që tashmë ishte në pension. Në nismat e para të saj ka dhënë imazhin e një organizate të fokusuar tek arsimi, ndërsa anëtarët e kësaj organizate janë prezantuar si vullnetarë në fushën e arsimit dhe të paqes.

Megjithëkëtë kur shohim strukturimin e organizatës FETO, shohim se nuk kemi të bëjmë thjesht me një organizatë dashamirëse ndaj arsimit dhe të përkushtuar ndaj kësaj fushe. Pasi ata persona që në pamje të parë shiheshin si persona profesionist në fushën e arsimit, në realitet, si në Turqi, ashtu edhe në shtetet e tjerë ku ndodhenin, duke fshehur identitetet e tyre, ishin vendosur në pozicione kritike të shtetit, ashtu si në ushtri, gjykata, polici, në shërbimet informative dhe në burokraci duke shpalosur njëherësh imazhe si të qenit të majtë, të djathtë, liberal ose fetarë. Sikur vetëm këtë realitet të perceptojmë do e kishim shumë të lehtë të kuptojmë dhe pranojmë që kemi të bëjmë me një organizatë që prezantohet si Lëvizje Arsimore, mirëpo që fsheh qëllimet reale të saj.

Është mirë që disa gjëra ti themi hapur dhe me zë të lartë: Organizata terroriste FETO, duke abuzuar me ndjenjat fetare të popullit, e me trukun e lëmoshave të mbledhura nën titullin “himmet”, ka hapur institucione arsimore brenda dhe jashtë Turqisë, e duke përdorur në maksimum këta institucione ka synuar trajnimin e personave në përputhje me qëllimet e organizatës. Ndërsa me anë të burimeve njerëzore të kualifikuar sipas kornizës së saj synonte katapultimin e shteteve duke infiltruar në kuadrot shtetërore.

Me këtë strategji, organizata që shtin në dorë pozicionet dhe institucionet brenda shtetit, funksionon si një strukturë paralele shtetërore.

Një sy i kujdesshëm e vë re shumë lehtë se skema me të cilën vepron organizata terroriste FETO në gjithë shtetet është pikërisht infiltrimi në pozicionet strategjike fshehtazi duke u dukur si një shkollë, qendër arsimore, institucion trajnimi profesional ose si OJF. Ajo që ndoshta e dallon këtë organizatë nga të tjerat është fakti se kjo organizatë, për të arritur në qëllimet e saj legjitimon çdo veprim ilegal, pra ushtrojnë mënyrën e takijes, konkretisht fshehjes së identitetit, shpifjeve, komploteve, kurtheve dhe çdo gjë tjetër ilegale që mund t’iu vijë në mendje. Anëtarët e organizatës, të cilët kanë fituar profesionalizëm për sa i përket arsimit të fshehtë dhe veprimtarisë bindëse, janë të aftë të kalojnë nga një identitet në tjetër ose në një personalitet në tjetër duke qenë në një atmosferë radikale “të shpirtit të përzgjedhur” dhe “përkushtimi total”. Nuk do jetë aspak ekzagjerim të themi edhe se për të arritur qëllimet e tyre shumë herë janë përfshirë edhe në raste vrasjeje. Madje duke rimenduar dhe vlerësuar edhe një herë të gjithë komplotet e realizuar në Turqi në vitet 90 dhe 2000, mendohet që organizata të ketë gisht në të gjithë sulmet.

FETO, e cila e prezanton veten si një lëvizje fetare ose si një OJF, duke u parë në këtë aspekt, mund të thuhet me plot gojën se është një organizatë ilegale e organizuar në formë të mbyllur. Organizata, e cila tentoi të realizojë një puç ushtarak në Turqi në datën 15 korrik dhe që në procesin në vijim thuajse humbi gjithë strukturën e mëparshme që kishte në Turqi, ka pësuar humbje dhe dobësim edhe jashtë Turqisë, mirëpo ende vazhdon të ushtrojë veprimtarinë e saj në mënyrë tinëzare.

Le të vijmë tek 15 korriku dhe në ngjarjet e asaj dite

Tashmë dihet mjaft mirë dhe është vërtetuar se në datën 15 korrik 2016, nga një grup brenda ushtrisë, i cili ishte i lidhur me Organizatën Terroriste FETO të kryesuar nga Fetullah Gülen, i cili jeton në Pensilvani të Turqisë, në kryesi të pjesëtarëve brenda Forcave Ushtarake të Armatosura, kanë shprehur tentativën për realizimin e një puçi ushtarak. Mirëpo kjo tentativë rezultoi me humbje për shkak të rezistencës shembullore të popullit dhe të kundërvënies së instancave të tjera të shtetit, ndërkohë për fat të keq gjatë kësaj tentative 250 persona ranë dëshmorë.

Të gjitha pamjet dhe argumentet që nxjerrin në dritë atë çka ndodhi në atë natë të nxehtë të korrikut, kanë treguar qartë dhe haptazi se FETO ka shprehur tentativën e saj të përgjakshme brenda ushtrisë, duke përdorur avionët luftarakë, helikopterë dhe tanke. FETO, e cila bombardoi në Ankara dhe në Stamboll Presidencën, Parlamentin e Popullit të Madh të Turqisë, po ashtu edhe ndërtesat policore dhe publike, të cilat iu kundërvunë kësaj tentative, po ashtu tentuan edhe të organizojnë një komplot ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Gjatë realizimit të puçit humbën jetën 183 civilë, 62 policë dhe 5 ushtarë. Po ashtu u plagosën edhe 2193 të tjerë.

Ndërkohë duhet të theksojmë faktin se të gjithë shtresat e popullsisë, ashtu si partitë politike, sindikatat, OJF-të, bota e medias dhe e tregtisë kanë dënuar ashpër këtë tentativë që rezultoi me disfatë. Ashtu siç shihet, FETO, e cila dëshironte të formonte një diktë ushtarake të bazuar në një besim fetar të bazuar në besëtytni, nuk njeh asnjë kufi, parim dhe rregull për të arritur qëllimin e saj. Aq sa tanimë dihet nga e gjithë bota se kanë shprehur sulme kundrejt vrasjes së drejtpërdrejtë të personave të pafajshëm që nuk kishin armë mbi vete.

Ndërkohë duhet të vëmë në dukje se Turqia nuk do e harrojë mbështetjen që dhanë qytetarët turq që ndodheshin jashtë shtetit, të afërmit dhe vendet mike ndaj demokracisë, vullnetit kombëtar, të drejtave njerëzore dhe lirive, po ashtu edhe mbështetjen e të gjithë organizatave ndërkombëtare ndaj rezistencës së famshme të popullit turk në datën 15 korrik. Në Turqi, në shtetet ku ndodhen qytetarët tanë jashtë shtetit dhe bashkësitë mike data 15 korrik përkujtohet si Dita e Demokracisë dhe e Unitetit Kombëtar.

FETO në realitet po ndjek të njëjtën strategji që ka ndjekur në Turqi edhe në gjithë shtetet ku vazhdon të ketë veprimtaritë e saj. Madje për tu dukur sa më të këndshëm dhe të pranueshëm vazhdojnë aktivitete të ndryshme ndaj popullit. Në këtë pikë është më se e rëndësishme që të kujtohet data 15 korrik.

FETO në botë dhe rajon

FETO, në saje të metodave dhe strategjive që ndjek, bën të pambrojtur nga jashtë shtetet në të cilët ushtrojnë veprimtari. Nisur nga kjo, kur marrim parasysh potencialin e rrezikut global që paraqet FETO, është shumë e thjeshtë të themi se kjo organizatë përbën rrezik për të gjithë shtetet ku ushtrojnë veprimtari. Pasi FETO kudo të ndodhet, në cilindo shtet qoftë, saboton interesat kombëtare dhe manipulon instancat shtetërore.

FETO, e cila infiltrohet nëpër shtete nën petkun e arsimit, së pari formon një rrjetë lobimi të formuar nga politikanët dhe nga biznesmenët, ndërsa më pas me anë të kësaj rrjete sjell në pozicionet kritike anëtarët e kësaj organizate dhe infiltron në institucionet strategjik. Kështu FETO mund të rekrutojë dhe militojë me lehtësi anëtarë në shtete të ndryshëm.

Organizata, e cila njëkohësisht përdor konceptet dialog dhe tolerancë fetare, organizohet në fushat strategjike në të cilat nuk mund të jetë aktive asnjë OJF. Organizata, për shkak të mendësisë fetare të bazuar në besëtytni, agjendës së fshehtë dhe pasi përdor çdo lloj metode për të arritur në qëllimi e saj, jo vetëm për Turqinë, por në të gjithë shtetet ku ndodhet përbën një rrezik për vetë ata shtete dhe për njerëzimin. Kundër organizatave si FETO, DEASH dhe Boko Haram, të cilat komentojnë vlerat fetare duke u bazuar në besimet besëtyte të tyre, duhet të tregohet përpjekje bashkërisht nga gjithë njerëzimi

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet