Problemet me prodhim, vonohet Tesla Model 3

Edhe pse Elon Musk para lansimit të Modelit 3 në korrik paralajmëroi se deri në dhjetor do të prodhohen 20.000 automobila, dinamika e prodhimit është zvogëluar dukshëm.

Analistët presin që nga rreth 400.000 blerës, të cilët deri më tash kanë porositur automobilin, vetëm 3 mijë prej tyre do të marrin veturat deri në fund të këtij viti, transmeton KosovaPress.

Kriza rreth prodhimit ka vazhduar edhe në muajin tetor.

Elon Musk më herët ka thënë se deri në fund të vitit 2017, dinamika e prodhimit të Modelit 3 do të arrijë 5.000 automobila në javë, derisa për vitin 2018 ishte planifikuar rritje e dukshme e prodhimit, andaj në prodhim vjetor do të duhej të jenë rreth 500.000 automjete./kp/

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet