Prizrenit i shtohet edhe një doktor shkence (Foto)

Beni Kizolli është një kuadër i rrallë shkencor, tashmë doktor në fushën e Komunikacionit Rrugor. Ai sapo ka doktoruar në Universitetin ‘Gazi’ në Turqi, ndërsa pritet që me njohuritë e fituara dhe eksperiencën e tij, t’i shërbejë vendit.

Kizolli studimet pas universitare i ka nisur në tetor të vitit 2012, ndërsa në vitin 2011 i ka përfunduar ato të shkalles Master, në Universitetin e Prishtinës, në Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.

Eksperienca e tij e parë për sa i përket përvojës së punës lidhet me arsimin, pastaj me disa kompani vendore, por ka qenë edhe supervizor në ndërtimin e Autostradës ‘Ibrahim Rugova’.

Meqenëse tema e disertacionit të tij mbanë titullin: Problemet e Trafikut dhe Transportit Urban dhe zgjidhjet me qasjet bashkëkohore/ Menaxhimi i Kërkesave së Trafikut: Shembull i Komunës së Prishtinës, ai ka paraparë një plan se si ta nxjerr kryeqytetin nga kaosi urban.

<<Në kuadër të riorganizimit të unazës qendrore në Prishtinë, fillimisht është vlerësuar nevoja e ndryshimit të rrjedhjes së qarkullimit>> – ka paraparë eksperti i komunikacionit.

Vizioni i tij prej eksperti parasheh formimin e <<tre shiritave për automjete private, një shirit për mjetet e transportit publik, në të dy anët nga një shirit për biçikleta dhe trotuar për këmbësorë. Njëkohësisht, në kuadër të riorganizimit të rrjedhjes së qarkullimit, është vlerësuar nevoja për organizimin e linjave brenda dhe jashtë qarkut qendror, duke i përmirësuar kushtet e informimit, mënyrës së pagesës dhe krijimin e mundësisë për biletat vazhduese. Ndërsa, vlen të theksohet se në punim janë dhënë propozimet për shiritat e biçikletave në kuadër të qarkut qendror, brenda qarkut qendror, në jugperëndim të qytetit dhe në juglindje, në kuadër të propozimeve është vlerësuar mundësia dhe nevoja për ndërtimin e shiritave në gjatësi prej 16 km. Në fund, nga mundësitë e krijuara pas riorganizimit të qarkullimit dhe shtrirjes së rrjetit të biçikletave, janë propozuar 9 parkingje me kapacitet për 510 biçikleta pran stacioneve të transportit publik, me këtë synohet integrimi i transportit të biçikletave më transportin publik urban.>>

Kjo është vetëm një pjesë e studimit të Kizollit, që rrokë të paktën dy dimensione të problematikës urbanistike në Prishtinë, atë të identifikimit të problemeve dhe zgjidhjes së tyre.

Për Prizrenin Kizolli është një emër tashmë i njohur. Ai përveç si aktivist i shquar i shoqërisë civile, dikur ka qenë edhe pjesë e jetës politike./Gazetaere.com/

 

 

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet