“Prizreni e ka merituar kupën”

Trajneri i Bashkimit, Dragan Radovic, u bë trajneri i parë në histori të klubit t’ia sjellë ekipit titullin kampion, në deklaratën e tij pas ndeshjes së mbrëmshme ka thënë se qyteti i Prizrenit e ka merituar këtë titull.

“Mendoj se qyteti i Prizrenit bashkë me tifozët e kanë merituar ta festojnë titullin e kampionit. Kemi qenë shumë më të mirë në pjesën e dytë të sezonit dhe e kemi merituar të shpallemi kampion,” ka thënë Radovic pas ndeshjes, ka shkruar sot Koha ditore.

Malaziasi 41 vjeç i lindur në Cetinje, ka festuar me ekipin titullin historik mbrëmë, derisa Bashkimi ka mposhtur 3-1 Sigal Prishtinën (kampione e deridjeshme) në serinë finale të PlayOffit të Superligës.

Bashkimi ka fituar titullin e parë të kampionit në histori të klubit, ndërsa emri i Radovicit do të mbahet mend gjatë, si njëri ndër më meritorët për këtë arritje. /borozani

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet