Prizren, zhvillohet edicioni i 15-të i BunarFest

Në kuadër të festivalit rreth 50 garues morën pjesë në garën me goma në lumin Lumbardhi.

Në qytetin Prizren të Kosovës është zhvilluar Festivali BunarFest i cili organizohet për herë të 15-të këtë vit.

Prizreni i cili njihet edhe si “qyteti i festivaleve” mirëpriti festivalin që këtë vit organizohet për herë të 15-të. Në kuadër të festivalit rreth 50 garues morën pjesë në garën me goma në lumin Lumbardhi.

Gara filloi në pjesën Central të qytetit ndërsa mori fund në Urën e Gurit që gjendet në afërsi të Sheshit të Shadërvanit.

Pjesëmarrësit nga vende të ndryshme të botës pavarësisht ujit të ftohtë të Lumbardhit kaluan momente të këndshme.

Pas garës atyre që arritën sukses iu dorëzuan medaljet.

Festivali që filloi dje do të vazhdojë sot deri në mbrëmje me aktivitete të ndryshme si pastrimi i Lumbardhit si dhe koncerte./AA

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet