Prizren – Qytetarët e shqetësuar nga zhurma e madhe që po e shkakton ‘Ngom Fest’

Prizren – Qytetarët e shqetësuar nga zhurma e madhe që po e shkakton ‘Ngom Fest’

Festivali i muzikës “Ngom Fest” është rikthyer me edicionin e tij të shtatë dje në Prizren, duke filluar nga 6 korriku deri më 9 korrik, transmeton Gazeta e Re.

Edhe këtë vit organizatorët e festivalit muzikor, kanë marrë vendim që eventi të zhvillohet në kalanë historike të qytetit.

Në fillim qytetarët ishin të shqetësuar se vendimi për skenën në kalanë historike mund të shkaktojë dëme vlerave të objekteve historike, por megjithatë pretendimet e tyre mbeten vetëm  fjalë, pasi që komuna e Prizrenit e kishte aprovuar kërkesën e organizatorëve.

Në anën tjetër reagime kishte edhe për nivelin e lartë të zërimit. Një numër i madh qytetarësh reaguan në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, për këtë çështje, duke konsideruar që zhurma e lartë që po vazhdon deri në orët e vona të mesnatës, shkakton shqetësime tek ta, pasi që edhe lartësia e kalas mundëson dyfishimin e zhurmës.

Një pjese tjetër theksojnë se muzikë në hapësirat e qendrës së qytetit është lejuar me ligj deri ne orën 12.00 të natës dhe kjo duhet të zvogëlohet dukshëm nëse kalon orarin.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet