Prizren – Policia ndaloi 4 vajza “Fal a ban një minutë” (Foto)

Sapo të hyni në qendrën e Prizrenit konkretisht në sheshin ‘Shatërvan’, shpesh të afrohen vajza të reja duke mbajtur në duar arka të vogla e me moton tashmë të njohur “Fal a keni një minutë”. Këto janë forma të reja të kërkimit të lëmoshës për ndonjë fëmijë të sëmurë apo më shpesh për jetima, njofton Gazeta e Re.

Sot ( 21.05.2019) rreth orës 21:00 Policia në Prizren realizoj një aksion në sheshin Shatërvan ku dhe ndaloi 4 nga ta, të cilat e shoqëroi në Stacionin Policor të Prizrenit.

Veprime të këtyre vajzave në disa raste kanë dalë të kundërligjshme, për shkak se jo vetëm që ky nuk është imazh i mirë për vizitorët, e sidomos për turistët të huaj që qëndrojnë në Prizren, por edhe siç thuhet kjo formë sjell edhe bezdisjen e qytetarëve duke keqpërdorur ndjenjat e tyre.

Ndryshe, Policia në Prizren, herë pas herë ka raportuar për paraqitje në Prokurorinë Themelore,  të femrave që në emër të organizatave humanitare kërkojnë lëmoshë, kryesisht  në qendrën e Prizrenit.

Në vitin e kaluar, në dy raste të veçanta, policia ka njoftuar se kishte hasur në femra të dyshuara, shtetase kosovare, që ishin paraqitur në emër të shoqatave dhe për këtë ishin dërguar në Prokurori, ku ndaj tyre ishin hapur raste për mashtrim.

Pos, këtyre rasteve në qendër të Prizrenit gjithashtu operon edhe një numër tjetër i lëmoshe kërkuesve nga vendet e rajonit kryesisht nga Shqipëria.

Vlen të ceket se ne muajin janar të këtij viti një grua është arrestuar nga Policia në Prizren, pasi e njëjta dyshohet për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës.

Siç njofton Policia, rasti ka të bëjë me një fëmijë i cili ishte duke kërkuar lëmoshe te “Ura e Gurit”, dhe se policia pasi ka parë fotografitë e publikuara ka nisur një hetim i cili ka rezultuar me ndalimin e një shtetase nga Shqipëria.

Po ashtu, me një aksion të zhvilluar në nëntor të viti të kaluar, policia në Prizren  ka shoqëruar në stacion policor 32 lëmoshë-kërkues, 26 nga të cilët për mungesë dokumentesh i ka kthyer në Shqipëri. /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet