Prizren – Në prag të festivaleve, arrestohet një i dyshuar për posedim të narkotikëve

Dje më 28.07.2019 në ora 18:00 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe janë konfiskuar katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 6.26 gr.

Sipas njoftimit te policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, përcjell Gazeta e Re.

Ndryshe, kryeqyteti kulturor i Kosovës, Prizreni gjatë verës është nikoqir e shumë festivaleve dhe eventeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare gjë që po ndikon në rritjen e vizitorëve të huaj në këtë vend.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet