Prizren – Mbrëmje poetike kushtuar përvjetorit të dytë të 15 korrikut (Foto)

Në kuadër të programit “15 Korriku Fitorja e Demokracisë”, nën organizimin e Agjencisë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) dhe shoqatave civile Unioni i të Diplomuarve në Turqi, IDEA dhe ARASTA, me rastin e përvjetorit të dytë të tentativës për grusht shteti në Turqi, në Prizren u organizua mbrëmja poetike me titull “Poezi nga Serdar Tuncer”

Në programin e organizuar në kinemanë Kino Lumbardhi në Prizren morën pjesë ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç, konsullja e Përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren, Eylem Altunya, koordinatori TIKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran, drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Mehmet Ülker, përfaqësuesit komunal, të shoqërive të ndryshme civile, si dhe qytetarët e Prizrenit.

Para fillimit të programit, poeti Serdar Tuncer për AA tha se rëndësia e këtij programi është se po mbahet me rastin e dy vjetorit të 15 korrikut, duke shtuar se kjo ditë zë një vend të rëndësishëm në luftën e Turqisë për t’u bërë dhe për të mbetur Turqi.

“Erdhëm këtu për të përjetuar këtë fitore të rëndësishme së bashku me vëllezërit tanë në Kosovë, duke e justifikuar poezinë e këngët, sepse e dimë se zemra e Kosovës rreh së bashku me Stambollin, në të njëjtën kohë zemra e Ankarasë rreh së bashku me Prishtinën e Prizrenin. Erdhëm këtu për ta kurrorëzuar këtë bashkësi me rastin e 15 korrikut”, tha Tuncer.

Faruk Tahiri, kryetari i organizatës civile IDEA, tha se ky program është përgatitur për t’u solidarizuar me popullin turk për këtë ditë famëkeqe që ka ndodhur në Turqi.

“Serdar Tuncer është një personalitet mjaft i rëndësishëm dhe është një nder për qytetin e Prizrenit që të kemi një personalitet të tillë sonte në mesin tonë dhe të dëgjojmë poezitë e tija”, tha Tahiri.

Edhe Nehari Toska, kryesuesi i bordit të shoqatës ARASTA tha se këtu po shprehin solidarizimin me popullin turk, duke shtuar se “Për hir të kësaj date pranë neve është edhe artisti i njohur Serdar Tuncer, i cili me prozë dhe poezi do ta njofton popullin kosovar se çfarë ka ndodhur në Turqi”. /AA

 

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet