Prizren, marshim solidariteti për 15 korrikun e Turqisë (Foto)

Me rastin e përvjetorit të dytë të tentimit për grusht shteti në Turqi anëtarët e shoqërive civile, deputetët si dhe qindra qytetarë organizuan marshim në kryeqytetin historik të Kosovës, Prizren.

Pjesëmarrësit në mënyrë të qetë marshuan nga sheshi Shatërvan deri tek Konsullata Turke duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Jemi me Ju” si dhe flamuj të Kosovës, Turqisë dhe të Shqipërisë. Pas marshimit, konsullorja e Turqisë mbajti një fjalim rasti, raporton Gazeta e Re.

Marshimi filloi pas namazit të xhumasë nga xhamia Sinan Pasha, ku u lexua edhe dua për dëshmorët e 15 korrikut.

Pas fjalimeve, marshuesit vendosën lule në oborrin e Konsullatës dhe vizituan ekspozitën e fotografive të realizuara AA gjatë tentativës për grusht shteti, e cila u hap më 11 korrik në ambientet e Konsullatës.

Një marshim i tillë do të organizohet edhe të dielën në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, në ora 13:30.

 

 

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet