Prizren, interesim i madh për turneun memorial të shahut “Astrit Dehari” (Foto)

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, sot u organizua turneu memorial i shahut “Astrit Dehari”, raporton Gazeta e Re.

Turneu po organizohet në bashkëpunim me Federatën e Shahut të Kosovës, ndërsa në të kanë marrë pjesë rreth 200 shahistë nga Kosova dhe shtetet e rajonit.

Në lidhje me turneun, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në një postim në faqen e tij zyrtare ka shkruar se Turneu memorial i shahut “Astrit Dehari” po shkon drejt hapave që të bëhet një ndër turnetë më të mëdha të organizuara jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Postimi i plotë i Haskukës:

“Turneu memorial i shahut “Astrit Dehari” po shkon drejt hapave që të bëhet një ndër turnetë më të mëdha të organizuara jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Vitin e kaluar këtë organizim e patëm filluar me rreth 130 shahistë, ndërsa sivjet interesimi është rritur në më shumë se dyfish, pasi që janë regjistruar rreth 270 shahistë, të cilët do të garojnë për më të mirët e këtij turneu. Falënderoj Federatë e Shahut dhe të gjithë vullnetarët dhe kontribuuesit që u angazhuan për organizimin e këtij turneu.”

Ndryshe, ky edicion është i dyti me radhë i këtij turneu memorial. Gara do të jetë e ndarë në dy grupe, ku në grupin A sipas vlerësim të shahistëve në Federatën Botërore të Shahut (FIDE rating). /Gazetaere.com/

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet