Prizren – Interesim i madh në monodramën e artistit të njohur shqiptar Mirush Kabashi

Dje në hapësirat e KEJ-it pranë Xhamisë “Sinan Pasha” në Prizren është realizuar monodrama sipas novelës “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” i autorit Eric Emmanuel Schmitt” e cila u interpretua nga Mjeshtri i Madh i Skenës, Mirush Kabashi, njofton Gazeta e Re.

Programi i cili u realizua në kuadër të festivalit “SleamFest” gjeti një interesim të madh nga qytetarët e Prizrenit.

Ndryshe, kjo ishte programi përmbyllës i edicionit të parë të SelamFest-it, e cila u mbajt me inicimin e Shoqatës “Arasta” dhe në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit ndërmjet datave 5-7 Korrik 2019.

 

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet