Prizren, hapet ekspozita me fotografitë e AA-së për “15 Korrikun e Turqisë”

Në kuadër të aktiviteteve të cilat po organizohen me rastin e përvjetorit të tretë të tentativës për grusht shteti në Turqi, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren dje u hap ekspozita e fotografive të realizuara nga Anadolu Agency (AA) gjatë tentativës për grusht shteti.

Nën organizimin e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren, në bashkëpunim me Institutin “Yunus Emre” sot në kuadër të aktiviteteve të Ditës përkujtimore të 15 Korrikut dhe “Ditës së Demokracisë dhe Bashkimit Kombëtar”, u bë hapja e ekspozitës të fotografive të realizuara nga AA gjatë tentativës për grusht shteti.

Konsullja e Përgjithshme e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya, në një deklaratë për media njoftoi se ekspozita përbëhet prej 20 fotografive të realizuara nga AA.

“Ekspozita po realizohet në kuadër të “Ditës së Demokracisë dhe Bashkimit Kombëtar”, dhe ka për qëllim që të përkujtoj ngjarjet të cilët kanë ndodhur gjatë natës së 15 Korrikut në Turqi. Aktivitetet do të kemi edhe në ditët në vijim ku më 15 korrik në Kino Armata në Prishtinë do të shfaqet filmi “The Network” një dokumentar e cila ekspozon fytyrën e vërtet të organizatës terroriste të FETO-së. Kurse me datë 15 në Prishtinë do të organizohet recepsion zyrtare nga Ambasada e Turqisë në Prashitin”, shtoi Altunya, përcjell Gazeta e Re.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet