Prizren – Hapet ekspozita e pikturave artistike “23 Prill KTMB”

23 prilli, festa e turqve të Kosovës sivjet do po shënohet me aktivitete të ndryshme, ne kuadër të kësaj feste është hapur edhe një ekspozitë artisitko-kulturore.

Ekspozita është organizuar në objektin e Xhamisë, “Sinan Pasha” në Prizren, në këtë ekspozitë do të janë prezantuar punimet e realizuar nga nxënësit e nivelit të arsimit para-universitar të komunës së Prizrenit.

Në hapjen solemne të ekspozitës mori pjese Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, asamblisti Cengiz Çesko njëkohësisht edhe organizatori i ekspozitës, asamblistët të tjerë nga kuvendi i Prizrenit si dhe personalitet të tjera të komunitetit turk të Kosovës.

Ministri i administratës publike, Mahir Yagcilar, në fjalimin e tij tha se kjo ditë nuk është vetëm e këtij komuniteti, por edhe e Kosovës.

“Ne besojmë që dita e komunitetit turk është edhe dita e Republikës së Kosovës, kontributi komuniteti turk ne shtet ndërtimin e Kosovës është e lartë, në këtë aspekt ne për 10 vjet jemi duke festuar këtë festë me aktivitete të ndryshme kulturore-artistike, sportive, mjedisore, artistike, me publikimin e librave dhe me tryeza të rrumbullakëta, andaj kjo ekspozite është një  rast që ndihmon promovimin e shkathtësive artistike të fëmijëve”

Kjo ekspozitë përmban një set të fotografive abstrakte, autoritet e të cilëve janë vetë nxënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” Prizren, raporton Gazeta e Re.

Në anën tjetër, organizatori i ekspozitës, Cengiz Çesko tha se, qëllimi i këtij aktiviteti, pos shënimit të 23 prillit të festës së Turqve të Kosovës, ekspozimit te punimeve të nxënësve, është edhe identifikimi i talenteve të ri, nxirrja në pah të shkathtësive e kompetencave të tyre dhe mbështetjen e tyre drejt zhvillimit të imagjinatës krijuese e profesional në fushën e artit. /Gazetaere.com/

 

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet