Prizren, hapet ekspozita e kurseve të aftësimit profesional

Kursi zgjati rreth 4 muaj, ndërsa u zhvillua në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit, në Institutin Yunus Emre në Prizren.

Në Prizren të Kosovës është hapur ekspozita e pjesëmarrësve të kurseve të aftësimit profesional të cilat u organizuan nga Departamenti i Kurseve të Formimit Profesional të Kryebashkisë së Konyas (KOMEK) nga Turqia.

Kursi zgjati rreth 4 muaj, ndërsa u zhvillua në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit, në Institutin Yunus Emre në Prizren.

Me rastin e përfundimit të kursit u hap ekspozita në të cilën morën pjesë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kryekonsullja e Turqisë në Prizren Eylem Altunya, koordinatori i TIKA në Prishtinë, Hasan Burak Ceran, drejtori i Institutit Yunus Emre Prishtinë (YEE), Mehmet Ülker dhe të ftuar të tjerë.

Drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit, Sevil Liman Kazaz, në fjalimin e saj tha se qëllimi i tyre kryesor në fillim të kursit ka qenë që gratë pjesëmarrëse të mund të kontribuojnë në ekonomitë e familjeve të tyre.

Ndërsa Haskuka, theksoi se zhvillimi i një shoqërie është e mundshme vetëm me zhvillimin e individëve. “Dëshirojmë ta përsërisim projektin edhe në të ardhmen”, tha ai.

Drejtori i YEE, Ülker, theksoi se në rëndësinë e shpërndarjes së përvojave të Turqisë me Kosovën.

Pas fjalimeve u shpërndanë certifikata për rreth 60 pjesëmarrës të kursit në fushën e zdrukthëtarisë, relievit, qëndisjes me rruaza, mobilimit, përpunimit të stofit dhe veshjes./AA

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet