Prizren – Hapet ekspozita e artizanateve nga shajaku, Haradinaj: Kosova shembull për bashkëpunim në mes të komuniteteve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në Prizren ku ai ka marrë pjesë në “Ekspozitën e Artizanaleve të nga shajaku” e organizuar nga organizata e grave “Orkide” në Prizren, transmeton Gazeta e Re.

Ai tha se është i gzuar që sheh bashkëpunim në mes Organizatës “Orkide” dhe Komunës së Konya-s në Turqi, po ashtu edhe ambasadës turke në Kosovë, TIKA-s dhe Junus Emre.

“Unë sot jam i gëzuar që e shoh një bashkëpunim në mes Organizatës ‘Orkide’, por edhe zonjave dhe femrave të Prizrenit. Kjo është një porosi shumë e mirë edhe për me ruajt traditën, por edhe me krijuar vende të punës në të ardhmen. Dëshiroj të ju falënderohem edhe në emër të Qeverisë. Kosova është e mirë, sa të mirë janë edhe turqit e Kosovës. Kosova është shembull për bashkëpunim në mes komuniteteve. Ju mund të llogaritni në miqësinë tonë. Ne jemi vend i vogël dhe anojmë anëtarësimin në NATO, dhe nuk është e lehtë për një vend të vogël si Kosova. Kemi nevojë për më shumë njohje. Por krejt e dinë që Kosova nuk e harron ndihmën që na i bëri Shteti mik i Turqisë”, tha Haradinaj.

Ai i ka dhuruar Sevgi Kervan, kryetare e Organizatës “Orkide”, një libër për pasuritë e Kosovës, po ashtu edhe Kervan ka dhuruar një keçe/shajakë tradicionale prej pune dore.

Në anën tjetër, Çagri Sakar, ambasador i Turqisë në Prishtinë ka falënderuar të gjithë ata që përkrahën për këtë projekt. “Është elementi i parë në ndikon në zhvillimin e një shteti. Ne si ambasadë turke do të përkrahim këtë shoqatë dhe kjo është e rëndësishme. Kosova është shteti i ri, por përkundër faktit që është shtet i ri, keni mbajtur gjallë komunitetet në Kosovë”, tha ai, raporton Gazeta e Re.

Deputeti turk, nga rrallët e partisë KDTP, Fikrim Damka falënderoj shoqatën ORKIDE për punën e tyre duke theksuar se Kosova ka më shumë nevoja për punime të tilla sidomos nëse këto punime janë në dobi të aftësimit të grave.

Ndërsa, kryetarja e shoqatës ORKIDE, Sevgi Kervan falënderoje institucionet turke në Kosovë për mbështetjen në projektin e tyre ku me theks të veçantë e falënderoj ekspertët të cilët kanë ardhur nga qyteti i Konya-s për ta mësuar dhe trajnuar gratë kosovare punët artizanale, gjë që sipas saj do të ndihmoj ne profesionalizimin e grave ne këtë fushe duke krijuar atyre hapësira të reja në fushën e biznesit. /Gazetaere.com/

Pamjet nga aktiviteti:

 

 

 

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet