Prizren – Festivali multietnik i këngëve tradicionale me program më të pasur (Foto)

Festivali Multietnik i këngëve tradicionale do të mbahet këtë vit më 23 gusht 2018 në stadiumin e shkollës në Grnçare (Prizren), organizuar nga Shoqata e Kulturës PLEJADA Prizren nën patronazhin e Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, komunën e Prizrenit dhe Qendra Multimedia në kuadër të programit “Kultura për ndryshim”.

Festivali do të mbledhë disa qindra interpretues nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Festivali tradicional do të jetë i organizuar për herë të tretë dhe këtë vit do të organizohet në një format më të gjerë dhe me një numër më të madh këngëtarësh tradicionalë të të gjitha komuniteteve nacionale në Kosovë.

Siç njoftohet nga Shoqata e Kulturës Plejada këtë vit, çdo komunitet kombëtar do të ketë pjesën e tij të performancës në Festival me një numër të madh surprizash.

Për shkak të interesimit të madh të Festivalit, Këshilli Organizativ thekson se Festivali këtë vit është përgatitur në hapësirën e hapur të stadiumit të shkollës në Grnçare, ku priten disa mijëra adhurues të traditës, kulturës dhe këngëve tradicionale.

Vlen të përmendet se të gjitha komunitetet në Kosovë do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit (boshnjak, shqiptar, goran, turk, serb, rom, ashkali, egjiptian).

Festivali synon të promovojë dhe të ruajë këngët tradicionale dhe vlerat tradicionale të Republikës së Kosovës.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet