“Prishtina nuk do të bëhet kampion”, kjo deklaratë pritet t’i kushtojë Batatinës

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, e ka futur në procedurë disiplinore trajnerin Tahir Batatina pas deklaratave që bëri në lidhje me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Prishtinës.

“Prishtina nuk do të bëhet kampion dhe nuk besoj që do të bëhet. Fajin për këtë e mbajnë krerët e FFK-së me bashkëpunëtorët e tyre” kishte deklaruar Batatina.

Ky është njoftimi i fundit nga FFK-ja.

Hapet procedurë disiplinore:

1.Ndaj trajnerit të portierëve të KF Drenica, Skender Mustafa, numët ID 010189M66. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, KF Flamurtari – KF Drenica, trajneri Skender Mustafa, nga largësia ofendoi dhe kërcënoi kontrollorin e ndeshjes, Isa Mustafa, por falë intervenimit të zyrtarëve të klubit, të cilët qetësuan trajnerin e lartpërmendur, situata u vu nën kontroll. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes.

2.Ndaj trajnerit të portierëve të KF Gjilani, Afrim Ajdini, me numër ID 001901M76. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, KF Ballkani – KF Gjilani, në zhveshtore të gjyqtarëve ku ishin të pranishëm delegati dhe kontrollori i ndeshjes, Afrim Ajdini afrohet tek dera dhe me fjalë kërcënuese e ofenduese i drejtohet asistenit të dytë, Fatmir Sekiraq, duke e ofenduar me fjalë të rënda. Pas intervenimit të policisë situata qetësohet. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes.

3.Ndaj kryetrajnerit të KF Llapi, Tahir Batatina. Motivi: Deklarata e dhënë për media pas ndeshjes Prishtina – Llapi, ku bën thyerje dhe shkelje të etikës sportive, duke deklaruar se “Prishtina nuk do të bëhet kampion dhe nuk besoj që do të bëhet”. Sipas tij” fajin për këtë e mbajnë krerët e FFK-së me bashkëpunëtorët e tyre. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes dhe incizimit televiziv. Sipas nenit 93, paragrafi 1, pika 6 e rregullores disiplinore.

4.Ndaj KF Llapi. Motivi: Pas shënimit të golit për vendas në minutën 89, disa shikues të KF Llapi të quajtur “Legjendat” kaluan rrethojën, morën dy topa loje si dhe hodhën disa mjete piroteknike, flakadanë në shtegun e atletikës dhe në tribuna. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes dhe incizimeve televizive të rregullores disiplinore 93, paragrafi 1, pika 6.

5.Ndaj KF Prishtina. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Shikuesit e FC Prishtina në tribunën lindore ku ishin të vendosur “Plisat”, shpalosën një pankartë me mbishkrim: “Kur në Shkup ka padrejtësi, as për ne s’ka qetësi”. Në minutën 65, këta tifoz në kor ofenduan ekipin mysafir. Pas lëndimit të lojtarit mysafir, ekipi vendas nuk kishte siguruar një barelë në rast nevoje të ndonjë lëndimi të mundshëm. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet