Prishtina, e treta në botë për kah ajri i ndotur

Kryeqyteti i Kosovës po radhitet e treta në botë për kah ndotja e ajrit, duke ndjekur pas Delhin e Indisë e Lahoren e Pakistanin.

Kështu po bën të ditur IQair, kompani teknologjike e Zvicrës në matjen e cilësisë së ajrit. Ajri në Prishtinë po kategorizohet në bazë të ndotshmërisë si “i pa shëndetshëm”, i cili në rast inhalimi cenon grupet e ndijshme (personat me probleme kronike në mushkëri, foshnjat, gratë shtatzëna e të moshuarit).

Deri më tani, indeksi i ndotjes së ajrit, sipas IQAir, në Prishtinë ka shkuar në 186.

Ambasada amerikane në Kosovë kanë vendosur monitorues automatik të matjes së cilësisë së ajrit, i cilit e mat ndotjen në kohë reale.

Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, ende nuk ka shpalosur ndonjë plan konkret lidhur me përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytet.

Sidoqoftë, studime të mëparshme, përfshi edhe një hulumtim i Universitetit të Harvardit, kanë konsideruar se ajri i ndotur e dyfishon vdekshmërinë në mesin e të prekurve me koronavirus.

Kategoritë
LajmeVendi