Prishtina – Ballkani, formacionet zyrtare

Pas mbylljes së sezonit në Ipko Superligën e Kosovës, ku kampion u shpall Drita dhe nën-kampion Gjilani, duke siguruar dy vende për garat evropiane, tani radha është për finalen e Kupës.

Dy klubet tjera, Prishtina dhe Ballkani do të luajnë mes vete në finalen e madhe, e cila përveç trofeut vlen edhe për një vend në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Evropës.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes:

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Miftaraj, Bekteshi, Abazi, Boshnjaku, Zyba, Krasniqi, Korenica, Mankenda, John.

Ballkani: Rugji, Berisha, Krasniqi, Potoku, Prekazi, Gashi, Kuc, Baftiu, Daku, E.Krasniqi, Topalli.

Finalja e madhe mes këtyre dy skuadrave është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 17:45.

Kategoritë
LajmeSport