Princi i Uellsit Charles rezulton pozitiv me Covid-19, vetëizolohet në Skoci

Princi Charles ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.

Clarence House konfirmoi se 71-vjeçari ishte diagnostikuar me COVID-19 .

“Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv për koronavirusin”, thuhet në deklaratë.

Ai ka shfaqur simptoma të buta, gëzon shëndet të mirë dhe ka punuar nga shtëpia për ditët e fundit si zakonisht.

Dukesha e Cornwall gjithashtu është testuar, por nuk është e infektuar. Sipas këshillave qeveritare dhe mjekësore, Princi dhe Dukesha tani po izolohen në shtëpinë e tyre në Skoci.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet