Prifti lajmëron policinë dhe përze besimtarët nga Kisha

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Kalamata të Greqisë, kur prifti u kërkoi besimtarëve që nuk mbanin maskë të dilnin jashtë nga Kisha.

Prifti i cili ishte duke mbajtur shërbesën e Krishtlindjes, njoftoi madje edhe policinë për ata që kudërshtuan.

Një prift ndërpreu shërbesën e Krishtlindjes në Kishën e Agios, “Nikolaos Flarios” në Kalamata, duke u kërkuar besimtarëve që nuk mbanin maskë të dilnin jashtë.

Duke iu përgjigjur disa besimtarëve që kundërshtuan, prifti sqaroi se ” nuk do të hapte asnjë dialog, ata që nuk mbajnë maskë do të dalin, duke respektuar njerëzit e tjerë dhe ligjin”.

Unë e njoh Fjalën e Zotit më mirë se ju … Kundërshtimet bëjini në shtëpi, jo këtu. Këtu duhet të jeni të bindur dhe të respektueshëm. Komanda dhe kundërshtimi në shtëpitë tuaja, jo këtu “, tha më pas prifti dhe kërkoi që të njoftohet policia për një rast tjetër.

Priftërinjtë dhe këngëtarët nuk mbajnë maskë në mënyrë që të jenë në gjendje të këndojnë, shpjegoi ai.

Videoja u shpërnda shpejt nga përdoruesit e rrjeteve sociale, dhe pjesa më e madhe përgëzuan atin për reagimin e tij të drejtë.

Kategoritë
BotaLajme