Pretendohet se rreth 80 ushtarë amerikane janë vra.rë si pasoj e bombardimeve iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) me ka filluar operacionin e ashtuquajtur ‘Dëshmori Soleimani’ ku me“dhjetëra raketa” ka shënjestruar bazën ajrore Ain al-Asad në Irak, e cila operohet bashkërisht nga forcat e SHBA-ve dhe Irakut, transmeton Gazeta e Re.

“Në operacionin ‘Dëshmori Soleimani’ në orët e para të së mërkurës, dhjetëra raketa tokësore u lëshuan në bazën e SHBA-ve dhe me sukses u godit baza Ain al-Asad”, tha IRGC në një deklaratë zyrtare.

IRGC theksoi se ky bombardim ndaj bazave të SHBA-ve është thjeshtë fillimi i një seri sulmesh hakmarrëse.

Sipas mediave ndërkombëtare me burime jo-zyrtare si pasojë  e bombardimeve iraniane ndaj bazave ushtarake amerikane kanë mbetur të vrarë mbi 80 ushtarë.

LEXO EDHE: Irani paralajmëron ShBA-të: Ktheni të gjithë ushtarët në shtëpi për të parandaluar më shumë dëme

Ndryshe, Qassem Soleimani, kreu i forcës elitare të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, të premten u vra në një sulm me dron amerikan para aeroportit të Bagdadit.

Vdekja e tij shënoi një përshkallëzim në tensionet midis SHBA-ve dhe Iranit, të cilat shpesh kanë qenë të nxehta që në vitin 2018 kur presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi Washingtonin në mënyrë të njëanshme nga pakti bërthamor i vitit 2015 midis fuqive botërore dhe Teheranit.

Kategoritë
BotaLajme