Pretendohet se Mossad-i vrau shkencëtarin bërthamor iranian Fakhrizadeh me një plan 8-mujor

Sipas lajmit të gazetës “The Jewish Chronicle”, vendimi për vrasje u mor pasi u përcaktua që Fakhrizadeh ishte emri i vërtetë pas programit bërthamor në dokumentet e konfiskuara nga Mossad gjatë një operacioni në vitin 2018 në Iran.

Pretendohet se shkencëtari iranian dhe një nga arkitektet e programit bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, u vra nga agjencia izraelite e inteligjencës, Mossad, me një armë një tonësh me telekomandë që u fut pjesë-pjesë në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “The Jewish Chronicle”, e cila bazohet në burime të inteligjencës, vendimi për vrasje u mor pasi u përcaktua që Fakhrizadeh ishte emri i vërtetë pas programit bërthamor në dokumentet e konfiskuara nga Mossad gjatë një operacioni në vitin 2018 në Iran.

Plani i vrasjes hyri në fuqi në mars 2020. Fillimisht, një grup agjentësh izraelitë u dërguan në Iran për të bashkëpunuar me agjentët lokalë.

Një ekip prej më shumë se 20 agjentësh izraelitë dhe iranianë, së pari filluan të ndjekin Fakhrizaden.

“Ekipi bëri një plan shumë të detajuar, minutë pas minute. Ata morën frymë së bashku me njeriun (Fakhrizadeh) për 8 muaj, u zgjuan me të, fjetën me të, udhëtuan me të. Nëse ai do të kishte përdorur locion pas rroje, ata do ta kishin nuhatur erën e locioni”, thotë një burim.

Armët u futën pjesë-pjesë në Iran

Fakhrizade u vendos që të vritet një të premte, gjatë rrugës për në vilën e tij në Teheranin lindor. Në destinacionin ku kalonte Fakhrizade është vendosur një armë e telekomanduar e integruar me bombë për shkatërrimin e provave.

Arma me peshë një ton, përfshirë eksplozivët, ishte futur pjesë-pjesë në Iran. Arma e cila ishte vendosur brenda një kamionçine në rrugë, u aktivizua nga larg me telekomandë nga agjentët që e ndiqnin Fakhrizadeh, kur ai u afrua.

Përderisa Fakhrizadeh u vra me 13 plumba, ekipi i Mossad-it u largua nga vendi i ngjarjes duke shpërthyer armën me një bombë të integruar. Duke folur për gazetën, një burim tha se, të gjithë agjentët e Mossad-it arritën të dilnin nga Irani.

Burimi duke deklaruar se atentati u krye nga Izraeli pa ndërhyrjen e SHBA-së, tha se Washington-it iu dha një të dhënë shumë e vogël para sulmit, ndërsa Mossad-i ka planifikuar edhe atentate tjera.

Netanyahu e kishte vënë në shënjestër

Fakhrizade, i përshkruar nga agjencitë perëndimore të inteligjencës si “babai i programit ushtarak bërthamor të Iranit”, u vra më 28 nëntor 2020.

Fakhrizadeh ishte i vetmi shkencëtar iranian i përmendur nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në prezantimin e tij mbi programin bërthamor të Iranit në maj 2018.

Burimet izraelite njoftuan se në vitin 2018 Mossad u përpoq të vriste Mohsin Fakhrizadeh, i cili ishte përgjegjës për reaktorët bërthamorë në Teheran, por nuk kishte qenë i suksesshëm.

Kategoritë
BotaLajme