Pretendohet se jeton në varfëri, ja e vërteta luksoze e ish-futbollistit turk, Hakan Sukur

Futbollisti i cili pretendohet të jetë me prejardhje nga Kosova, Hakan Sukur, tash e disa vite ndodhet në arrati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht ne qytetin e krye-terroristit të FETO-s, Fetulah Gylen, transmeton Gazeta e Re.

Turqia ka lëshuar një urdhër-arrest për ish-futbollistin Hakan Sukur, pasi që ai ishte i përfshirë në grupin terrorist “FETO” e cila organizoi grusht shtetin që tentoi ta rrezonte qeverinë legjitime të Republikës së Turqisë.

Ditëve të fundit ne disa portale kosovare dhe ato shqiptare janë shfaqur lajme me titullin: “Ish-futbollisti turk, Hakan Sukur thotë se Erdogani i mori gjithçka që kishte, tani punon si taksist në SHBA dhe shet libra”, një lajm tendencioze e shkruar në mënyrë propagandistike e cila nuk ka baza dhe burime të mjaftueshme.

Kjo pasi ai në Pensilvanja të ShBA-së disa here është fotografuar duke bere një jete luksoze. Ai posedon dy makina luksoze dhe nje ville me lokacion afër kompleksit të krye-terroristit Fetulah Gylen.

Ai së fundmi është fotografuar duke bërë shoping në një dyqan luskoze në Georgetown në Washington, DC.

Përveç shtëpisë së tij që ka një vlerë 3 milion dollarë, Şükür, i cili është i dhënë pas makinave luksoze, është parë me xhipa me ngjyrë të bardhë dhe makina të tjera sprotive para shtëpisë dhe biznesit të tij.

Ai pasi u deshifrua nga reporterët e agjencisë AA raportohet se u zhvendos në një zonë tjetër të Kalifornisë.

Sukur akuzohet nga prokuroria pasi është anëtar i një grupi të armatosur terrorist, duke iu referuar organizatës së Fethullah Gulen e cila qëndron prapa tentativës për grusht shtet më 15 Korrik 2016.

Ndryshe, Hakan Sukur ishte pjesë e shumë skuadrave të mëdha europiane, teksa te Kombëtarja e Turqisë u shndërrua në një legjendë.

Sukur mbylli karrierën futbollistike në moshën 36 vjeçare në vitin 2008, e më pas hyri në politikë ku edhe u zgjodh deputet. /Gazetaere.com/

Kategoritë
BotaLajme