Pretendohet se është parandaluar atentat ndaj kryeministrit armen Pashinyan

Inteligjenca e Armenisë pretendon se ka parandaluar një përpjekje për atentat të përgatitur ndaj kryeministrit, Nikol Pashinyan.

Inteligjenca e Armenisë pretendon se ka parandaluar një përpjekje për atentat të përgatitur ndaj kryeministrit, Nikol Pashinyan.

Në një deklaratë nga shërbimi i sigurisë kombëtare të Armenisë, thuhet se në kontrollin e ushtruar në shtëpinë e një personi me ide kundër pushtetit në rajonin Syuniks u gjetën një sasi e madhe e armëve, municioneve dhe shpërthyesve të sjellë nga rajoni i konfliktit në Malësinë e Karabakut.

“Ky person kishte rënë dakord me disa politikanë të Armenisë dhe në Malësinë e Karabakut që të përdorë armët në fjalë për të vrarë kryeministrin armen Pashinyan dhe më pas të merrnin pushtetin”, pretendohet në deklaratën në të cilën thuhet se “Këto krime të rënda që ishin përgatitur u zbuluan dhe u parandaluan nga Shërbimi i Sigurisë Kombëtare”.

Arrestohet ish-kreu i inteligjencës

Lidhur me ngjarjen thuhet se janë arrestuar me pretendimin e lidhjes së drejtpërdrejt, drejtues dhe anëtarë të disa partive opozitare ai dhe komandanti i një njësie vullnetare.

Ndërsa në anën tjetër njoftohet se është arrestuar me akuzën për përgatitje të atentatit ndaj Pashinyan dhe marrjes së pushtetit edhe kryetari i partisë “Atdheu” dhe ish-kreu i shërbimit inteligjent të Armenisë, Artur Vanetsyan.

Qytetarët në Armeni filluan protestat pasi Pashinyan pranoi humbjen përballë Azerbajxhanit.

Kategoritë
BotaLajme