Presionet e evangjelistëve, gazeta “New York Times” deklaron se më nuk do të vizatoj karikatura, ja arsyeja…

Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” ka deklaruar se më nuk do të promovoj karikatura me përmbajtje politike, transmeton Gazeta e Re.

Sipas mediave amerikane vendimi i gazetës erdhi për shkak të presioneve të mëdha që iu është bërë nga lobi izraelit  për shkak të karikaturës të publikuar me 25 prill të këtij viti ku ishin të vizituar Trump dhe Netanyahu. Gazeta amerikane “New York Times” pas kritikave të shumta i kërkoi falje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, për shkak të karikaturës e cila u publikua në të cilën Netanyahu portretizohet si “qeni i cili e udhëheq Trumpin”. Pasi karikatura u botua në New York Times, ajo hasi në reaksione të shumta në rrjetet sociale me komente se ishte antisemitike.

Bëhet fjalë për një karikaturë e cila u shpall në edicionin e shtypur të “New York Times”, ndërsa në të cilin Netanyahu tregohet si “qeni i cili udhëheq Trumpin”. Pas shumë reagimeve për karikaturën, “New York Times” i kërkoi ndjesë Netanyahu.

Në njoftimin theksohet se karikatura në fjalë “përmban metaforë anti-semitike”, duke porositur se: “Ishte e shëmtuar dhe dhënia e lejes për të botuar këtë karikaturë ishte vendimi i gabuar”.

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet