Presidenti ukrainas rezulton pozitiv në virusin COVID-19

“Shumë njerëz u shëruan nga COVID-19. Unë po ashtu do të shërohem. Çdo gjë do të jetë mirë”, shkroi Zelensky, duke shtuar se do të mbetet në vet-izolim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pavarësisht nga çdo masë paraprake, unë u testova pozitiv”, njoftoi Zelensky në llogarinë e tij në Telegram.

“Shumë njerëz u shëruan nga COVID-19. Unë po ashtu do të shërohem. Çdo gjë do të jetë mirë”, shkroi Zelensky, duke shtuar se do të mbetet në vet-izolim.

Kategoritë
BotaLajme