Presidenti Thaçi: Marrëveshja për hekurudha dhe autostradë, moment historik

Moment historik e ka quajtur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat, pas marrëveshjes për trafikun ajror.

Përmes profilit të tij në Twitter, presidenti Thaçi për arritjen e kësaj marrëveshje e ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe ambasadorin Grenell për vendosmërinë e tij.

“Faleminderit presidentit Trump për lidershipin e tij si dhe ambasadorin Grenell për vendosmërinë e tij. Një hap i madh drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare të paqes ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet