Presidenti izraelit do të kërkojë nga Knesset-i të formojë qeverinë

Masa vjen pas dështimit për të formuar qeverinë partia Likud dhe partia e Kaltër, pas bisedimeve të gjata disa mujore me partitë e tjera politikave.

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, ka kërkuar nga kryetari i parlamentit izraelit (Knesset), Yuli Edelstein, që të formojë qeverinë.

Masa vjen pas dështimit për të formuar qeverinë partia Likud dhe partia e Kaltër, pas bisedimeve të gjata disa mujore me partitë e tjera politike.

Zyra e presidentit izraelit tha se Rivlin më vonë në një konferencë për media do të shpallë fillimin e një periudhe 21-ditore, ku 61 anëtarët e parlamentit mund të rekomandojnë çdo deputet për formimin e qeverisë.

Sipas ligjit izraelit, nëse anëtarët e parlamentit nuk bien dakord për një emër, Knesset shpërndahet dhe mbahen zgjedhje të tjera. Në rast të zgjedhjeve të tjera, izraelitët në më pak se një vit do të votojnë për herë të tretë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk arriti të formojë një qeveri pas zgjedhjeve të cilat u zhvilluan në muajin prill dhe shtator.

Megjithatë, vëzhguesit përjashtojnë mundësinë e formimit të qeverisë në këtë periudhë 21-ditore, për shkak të kompleksitetit aktual të kushteve politike të Izraelit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet