Presidenti i UEFA-s reagon për racizmin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, deklaron se do t’u kërkojë gjyqtarëve që të jenë më të guximshëm dhe t’i ndalin ndeshjet kur tifozët e teprojnë me thirrje raciste ndaj futbollistëve.

“Momentin që ndeshja ndalet, ose nuk zhvillohet fare, mendoj se 90 për qind të njerëzve normalë do t’ua tregojnë qejfin atyre idiotëve. Është 2019-a e nuk jemi para 100 vjetëve”, ka thënë Ceferin.

“Do të flasim me gjyqtarët përsëri dhe do t’u themi që të kenë më shumë vetëbesim, që të mos frikësojnë të ndërmarrin veprime të tilla. Ky është një problem i madh, jo vetëm në Ballkan, por kudo në Evropën Lindore. Aty nuk ka shumë emigrantë sepse të gjithë duan të shkojnë në Evropën Perëndimore për shkaqe ekonomike, për punë dhe për jetë më të mirë. Kështu që për ta zgjidhur këtë duhet kohë.

Por, natyrisht ne e shohim Italinë, njëra ndër vendet me problemet më të mëdha me racizëm, seksizëm dhe homofobi. E kemi Anglinë, ku ka gjithashtu probleme. Ky është problem i njerëzve jotolerantë, jo problem i kombeve”, shtoi kreu i UEFA-s.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet