Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon: Turqia është shembull i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave kombëtare

Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon, deklaroi se Turqia është shembull i rëndësishëm në aspektin e mbrojtjes së interesave kombëtare dhe krijimit të marrëdhënieve të mira.

Dodon dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat në Moldavi, raporton AA.

Presidenti moldav u shpreh se dy shtetet kanë lënë pas 26 vite të marrëdhënieve mes tyre dhe se kanë nënshkruar më shumë se 60 marrëveshje.

Ai tha se kjo ditë ka një rëndësi historike për shkak të marrëveshjes e cila do të nënshkruhet për partneritet strategjik.

Dodon theksoi se Turqia ka luajtur rol të rëndësishëm si për ofrimin e mirëqenies në Moldavi, ashtu edhe në periudhat kur është arritur zgjidhje për problemin e Gagauzisë (Rajoni Autonom i Gagauzisë).

“Jemi në marrëdhënie shumë të mira në çdo fushë, sidomos në atë të ekonomisë. Vitin e kaluar kemi arritur në një vëllim të tregtisë prej më shumë se 400 milionë dollarë. Këtë vit është gjysmë miliard, kurse vitin e ardhshëm synojmë që të arrijmë në 1 miliard dollarë”.

“Turqia është shembull i rëndësishëm në aspektin e mbrojtjes së interesave kombëtare dhe krijimit të marrëdhënieve të mira”, tha presidenti i Moldavisë.

Duke theksuar edhe mbështetjen e shtetit turk në zhvillimin e shtetit të tij, Dodon tha se “Turqia ka kontribuar që Moldavia të jetë stabile dhe e fuqishme”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet