Presidenti i Kinës u tha ushtarëve: Përgatituni për luftë

Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje ushtarëve të investojnë mendjen dhe energjinë e tyre në përgatitjen për luftë gjatë një vizite në një bazë ushtarake në provincën jugore të Guangdong.

Xi u tha ushtarëve të ishin në gjendje gatishmërie të lartë dhe u bëri thirrje atyre që të ishin absolutisht besnikë, absolutisht të pastër dhe absolutisht të besueshëm, raportoi CNN, duke iu referuar pretendimeve të agjencisë shtetërore kineze Xinhua.

Qëllimi kryesor i vizitës së Xi në Guangdong ishte mbajtja e një fjalimi në 40 vjetorin e Zonës së Posaçme Ekonomike Shenzhen, e cila u krijua në 1980 për të tërhequr kapital të huaj dhe për të luajtur një rol jetik për të ndihmuar ekonominë kineze të bëhet e dyta për nga madhësia në botë.
Vizita ushtarake u organizua në një kohë kur tensionet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, sipas CNN, janë në pikën e tyre më të lartë në dekadat e fundit, dhe mosmarrëveshjet mbi Tajvanin dhe pandeminë e virusit korona po krijojnë ndarje të mprehta.

Shtëpia e Bardhë informoi Kongresin të hënën se synon të shesë tre kontigjente armësh në Tajvan.

Në një përgjigje të mprehtë nga Pekini, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian i bëri thirrje Uashingtonit që të anulojë menjëherë të gjitha planet për të shitur armë në Tajvan dhe të ndërpresë të gjitha lidhjet ushtarake SH.B.A.
Megjithëse Tajvani nuk është kontrolluar kurrë nga Partia Komuniste në pushtet e Kinës, autoritetet e Pekinit këmbëngulin se ishulli demokratik, vetëqeverisës është një pjesë integrale e territorit të tyre, me vetë Xi Jinping që nuk pranon të përjashtojë forcën ushtarake për ta marrë atë nëse është e nevojshme.

Pavarësisht nga mosmiratimi i qeverisë kineze, marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Taipei janë bërë më të afërta nën administrimin e Trump.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet