Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, rezulton pozitiv në testin për COVID-19

Organi drejtues i futbollit në botë njoftoi se ekzekutivi 50-vjeçar zvicerano-italian ka simptoma të lehta dhe është vendosur në karantinë për dhjetë ditë

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Organi drejtues i futbollit në botë njoftoi se ekzekutivi 50-vjeçar zvicerano-italian ka simptoma të lehta dhe është vendosur në karantinë për dhjetë ditë.

Infantino u zgjodh president i FIFA-s në vitin 2016, ndërsa vitin e kaluar u rizgjodh për një mandat tjetër katër-vjeçar.

Para se të shërbente në FIFA, Infantino punoi për UEFA-n, organin drejtues të futbollit të Evropës.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet