Presidenti francez Macron fyen fenë islame ” Islami është problem për të gjithë botën”

Presidenti francez Macron deklaroi se Islami është në një krizë në të gjithë botën dhe do të ndërmarrë hapa pa kompromis në këtë drejtim.

Presidenti francez Emmanuel Macron mori pjesë në një takim mbi “separatizmin” në komunën Les Mureaux në rajonin e Yvelines të vendit të tij. Në fjalimin e tij Macron kritikoi fenë e Islamit dhe tha se “Islami është një problem për të gjithë botën”. Macron më vonë njoftoi një plan të ri që synon mbrojtjen e vlerave laike të Francës kundër Islamit.

Macron deklaroi se në Francë, do të ndërmerren hapa të rinj për të hequr fenë nga sektori i arsimit dhe publik dhe se asnjë lëshim nuk do të bëhet në këtë kuptim.

“Islami është një fe që është në krizë jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën sot,” tha ai.

Macron më vonë shtoi se, në dhjetor, ata do të futnin një projekt-ligj të ri për të forcuar legjislacionin e vitit 1905 që përcaktonte ndarjen e fesë dhe çështjet e shtetit./Gazetaere

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet