Presidenti Erdogan përcjell anijen “Fatih” për detyrën e re në Detin e Zi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) përcolli anijen e sondazheve “Fatih”, që do të zhvillojë aktivitetet e kërkimit (për naftë dhe gaz natyror) në Detin e Zi.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) përcolli anijen e sondazheve “Fatih”, që do të zhvillojë aktivitetet e kërkimit (për naftë dhe gaz natyror) në Detin e Zi.

Anija e parë vendore e sondazheve për naftë dhe gaz natyror “Fatih” u nis me detyrë për sondime në Detin e Zi në 567-vjetorit të ngadhënjimit të Stambollit (nga ana e Perandorit Osman Fatih Sultan Mehmet / Sulltan Mehmetin II).

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan përcolli anijen në fjalë nga skafi i Rojës Bregdetare.

Eroani përshëndeti ekuipazhin e anijes dhe iu drejtua duke thënë: “Ju vaftë mbarë udha për në Detin e Zi. Me lejen e Allahut le të jenë sondazhet me bereqet. Udhë të mbarë. Allahu ju ruajte nga të këqijat”.

Ekuipazhi iu përgjigj përshëndetjes së Presidentit Erdoan me borinë dhe sirenën e anijes.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet