Presidenti Erdoğan në listën e atentateve të terroristëve

Në sulmin terrorist të armatosur të ndërmarrë ndaj dy xhamive me një interval kohor prej dhjetë minutash gjatë namazit të xhumasë në qytetin Christchurch të Zelandës së Re u vranë 49 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, në një konferencë për shyp tha se sulmet e kryera rreth orës 13:40 dhe 13:50 sipas kohës lokale kundër dy xhamive në qytetin Christchurch janë “sulme terroriste”.

Ardern ka njoftuar se pas sulmit terrorist, niveli i ulët i alarmit në vend është rritur në nivel të lartë dhe se asnjëri prej terroristëve nuk ndodhej në listën e personave të kërkuar të sigurisë.

Siç u njoftua, në sulmet terroriste janë masakruar 49 persona, ndërkohë që zyrtarët e shëndetësisë kanë bërë të ditur se në spitalin lokal janë trajtuar 48 persona.

Terrorsitët kanë publikuar drejtëpërdrejtë pamjet nëpërmjet llogarive të tyre në rrejtet sociale, ku sipas tyre, vërehet se kanë filluar të qëllojnë teksa hyjnë në xhami dhe se kanë vendosur në objektiv çdo gjë që lëviz.

Teksa në pamje vërehet se terroristët ndryshojnë shpesh karikatorët dhe armët, në postimet para masakrës terroristët dëgjojnë muzikë të llojit të ekstremit të djathtë dhe raciste, ndërsa në rrjetet sociale kanë shfaqur retorikë raciste dhe antiislame.

– Dorëshkrime urrejtjeje prej dhjetëra faqesh

Në llogarinë në rrjetin social të cilin mendohet se i përket terroristit shtetasit australian Brenton Tarrant i cili ka marrë përsipër sulmin terrorist, është gjetur se ai ka publikuar dorëshkrime antimuslimane me dhjetëra faqe deklarata kundër “emigrantëve dhe muslimanëve”.

Terroristi, agresori i sulmit ndaj xhamisë, në dorëshkrimin e tij të urrejtjes ka bërë edhe kërcënime kundër Turqisë.

“Nëse përpiqeni të kaloni në territorin evropian, nëse tentoni të vini në perëndim të ngushticës (të ngushticës së Bosforit në Stamboll), do t‘ju vrasim edhe ju”, ka shkruar ai.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale në lidhje me sulmin terrorist mbi armët për të cilët pretendohet se i përkasin terroristëve, ndodhen shkrime, me datat e luftërave që Evropa ka kryer kundër muslimanëve, emra të figurave perëndimore që kanë marrë pjesë në këto luftëra, simpatizantëve nazistë dhe shprehje antiislame.

– Presidenti Erdoğan në listën e atentateve të terroristëve

Terrosistët që kanë sulmuar xhamitë, në listën e atentateve që kanë përgatitur në dorëshkrime, kanë renditur edhe emra si presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryetarin e bashkisë së Londrës Sadiq Khan.

Në dorëshkrimet terroriste në lidhje me Erdoğan përdoren shprehjet si “armiku më i vjetër i njerëzve tanë dhe lideri i grupit më të madh islam në Evropë”, ndërsa turqit që jetojnë në Evropë i kanë definuar si “armiq etnikë”.

– “Një sulm terrorist i planifikuar me detaje”

Kryeministrja Ardern, duke thënë se bëhet fjalë për “një sulm terrorist i planifikuar me detaje”, theksoi se në automjetet e terroristëve janë gjetur shpërthyes të improvizuar të cilët janë neutralizuar nga forcat e sigurisë.

Në fjalën e saj, Ardern njoftoi se në lidhje me sulmet terroriste janë arrestuar katër persona, kurse njëri prej terrositëve është shtetas australian.

“Ju lutem, të mos postojmë pamjet e veprimeve të dhunshme dhe të urrejtjes që kanë kryer fanatikët. Nuk na pasqyron ne ky sulm i urrejtjes. Ne nuk jemi këto. Ne të gjithë si popull refuzojmë këtë ngjarje të urrejtjes dhe dhunës”, deklaroi Ardern.

Ndërkohë, kryeministri i Australisë Scott Morrison ka konfirmuar se njëri prej autorëve të sulmit terrorist është shtetas i Australisë.

Policia e Zelandës së Re njoftoi se në lidhje me sulmin terrorist ka arrestuar katër persona, prej të cilëve njëra e gjinisë femërore.

Nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij Twiter, kryeministri australian Morrison, ka theksuar se ka mbetur “i tronditur” përballë këtij sulmi, ndërsa më pas në një deklaratë për shtyp dënoi “kategorikisht sulmet e kryera nga një terrorist, përkrahës të ekstremit të djathtë”.

“Australia dhe Zelanda e Re nuk janë vetëm aleatë dhe partnerë. Ne jemi një familje dhe me qytetarët e Zelandës së Re ne jemi sot në zi, të shokuar, të tmerruar dhe të zemëruar. Unë u dërgoj lutjet e mia muslimanëve australianë dhe atyre në Zelandën e Re”, tha Morrison.

Drejtori i përgjithshëm i policisë në Zelandën e Re, Mike Bush, pas sulmeve në xhaminë në Linwood dhe Al Noor në zonën Hagley Park në Christchurch, kërkoi që të gjitha xhamitë në vend të mbyllnin dyert e tyre.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet