Presidenti Erdoğan bisedoi me kryeministrin spanjoll përmes video-lidhjes

Presidenti Erdoğan gjatë takimit ka theksuar se vendi i tij do të vazhdojë të solidarizohet dhe të bashkëpunojë me Spanjën në luftën kundër koronavirusit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, realizoi një takim përmes video-konferencës me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bëri të ditur Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, presidenti Erdoğan gjatë takimit ka theksuar se vendi i tij do të vazhdojë të solidarizohet dhe të bashkëpunojë me Spanjën në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Erdoğan dhe Sanchez diskutuan gjithashtu zhvillimet rajonale dhe mënyrat për të thelluar dhe forcuar marrëdhëniet dypalëshe.

Përpos presidentit turk, në takim morrën pjesë edhe kryediplomati turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministri i Mbrojtjes, Hulus Akar.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet