Prekëse: Momenti kur fëmija shpëtohet pas 9 ore nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Stamboll (Video,+16)

Agjencia e lajmeve IHA ka marrë materiale ekskluzive nga aktivistë nga qyteti i Stambollit ku para disa dite është shembur një ndërtese shtatëkatëshe e cila kishte dy kate te ndërtuara jashtë lejes.

Në këto pamje, siç raporton IHA, përcjell Gazeta e Re, shihet shpëtimi i një djali 9-vjeçar te cilit ekipet e kërkim-shpëtimit arrijnë pas 9 ore.

Dhjetëra të tjerë thuhet se ende janë të varrosur nën rrënojat e ndërtesës, për të cilët autoritetet shpresojnë se janë ende gjallë.

Ndryshe, me 6 shkurt në anën aziatike të Stambollit në qytezën Kartal u shemb një ndërtesë shtatëkatëshe me të paktën 30 banorë brenda saj. /Gazetaere.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet