Prefekti i Durrësit sqaron pse u ndalën autobusët e Kosovës (Video)

Lidhur me lajmet e fundit të cilat kanë qarkulluar nëpër media se disa autobusë nga Kosova nuk po lejohen të hyjnë brenda vendit ku pushuesit kosovarë shkojnë në Durrës për t’i kaluar pushimet, ka reaguar edhe prefekti i Durrësit Emiljan Lani.

Ai për DurrësLajm.al ka sqaruar se problem të madh i kanë sjellë sidomos autobusët e Kosovës të cilët sipas tij, duke hyrë të zona e plazhit, ka bërë që levizja e mjeteve në ketë zonë me qenë mjaft problematike dhe deri në bllokim të plotë.

“Para disa ditësh në cilësinë e Prefektit bëra mbledhjen me sektorin e qarkullimit të rrugëve ku janë marrë të gjitha vendimet dhe masat e duhura për me bë disipliminin dhe masen e mjeteve pikërisht për ketë zonë”, ka thanë ai.

Sipas tij, aty janë marrë vendimet, qe sidomos shoferet qe vijnë prej Kosove mos të ndalet të ura e lanit por ata të marrin nji rrugë tjetër të detyruar në menyrë që atje edhe të shkarkohen prej udhëtarëve.

Por ai ka thanë se sa i përket këtyre problemeve të cilat kanë dalë me autobsët prej Kosove, prefekti ka premtuar se kjo do të verifikohet edhe se si ka vepruar policia rrugore.

Megjithatë ai ka thënë se në asnjë menyrë nuk i lejojmë autobusët t’i bllokojnë rrugët por edhe qytetarët, por si kosovarët edhe të tjerët, ne e kemi obligim me i pritë sa më mirë në mënyrë që edhe ata kur të vinë në Durrës të ndihen sa më mirë.

Për më shumë shikone videon e mëposhtme:

 

E derisa kosovarët e pelqejnë plazhin e Durrësit, më së miri flet,  kjo video në të cilën qytetarët nga Kosova e vlerësojnë mjaft shumë edhe mikëpritjen por edhe relaksin që ata e përjetojnë në ketë vend. /Gazeta e re/

 

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni

Të ngjajshmet