Pranvera dhe ndikimi i saj në shëndetin tonë

Stina e bukur e pranverës, nëse nuk kemi pak kujdes, mund të na sjell mjaft probleme shëndetësore – thonë . Alergjia është vetëm një nga problemet dhe sëmundjet që lidhen me këtë stinë. Përderisa natyra rizgjohet, njerëzit pësojnë efektin e kundërt, ndjehen të lodhur, dhe pa energji. Pra, pikërisht në këtë periudhë psikologët rekomandojë që t’i kushtoni vëmendje fizikut, por edhe psikikës.

Psikologu Jashar Demiri për Gazeta e Re thotë se togfjalëshi depresioni pranveror nuk është aspak i qëndrueshëm. Ai këshillon që duhet të kemi kujdes dhe nëse na shfaqen probleme të përdorim kura bimore, ushqime më adekuate.

Por cila do të mund të ishte këshilla që individët ta kalojnë sa më lehtë këtë sezon? Ai thotë se ushqimet e freskëta janë pikërisht ato për të cilat ka nevojë organizmi “sepse na duhen shumë vitamina, për të plotësuar nevojat ekuilibruese.” Sipas tij, “Të gjitha ç’farë ne na duhen i ka vetë stina e pranverës, që nga jeshilëlleqet, madje që nga hithrat që rriten vetë e deri tek luleshtydhet, etj. Por njeriu nuk e kupton dobinë e tyre dhe në vend që të ushqehemi në mënyrë të larmishme, mjaft nga ne vazhdojmë me ushqimet e njëanshme dimërore.. Ushqimi i larmishëm, gjumi, drita e Diellit, puna sistematike dhe veprimtaritë fizike konstante janë dhe ‘ilaçi’ më i mirë..”, është shprehur Jashari.

Stina e pranverës, si çdo stinë tjetër i ka karakteristikat e veta përmes të cilave ndikon në psikologjinë e njerëzve. Por cilat janë ato ndryshime që i pëson psikologjia e individit gjatë kësaj stine? Psikologu Islam Borinca, tregon se “Alergji por edhe ndjenja depresive për shkak të ndryshimeve në temperaturë kur në të njëjtën ditë mund të bije shi dhe pastaj të rrezojë dielli edhe kjo mund të rezultojë si jo diçka e dëshiruar për disa persona ku neve ndihemi të përgjumur dhe disi të pafuqishëm për t’i kryer aktivitetet tona ditore”.

Për të kaluar sa më lehtë këtë sezon, ai këshillon, “Të shkoni në shtrat 15 minuta më herët çdo natë. Kjo lehtëson trupin tuaj në ndryshimin e kohës dhe e bën tranzicionin më pak të papritur. Koha është e mbushur me më shumë dritë. Shmangni dritë të ndritshme në mbrëmje, sidomos nga kompjuteri dhe TV ekranet. Shmangni alkoolin dhe kafeinën në mbrëmje”.

Më tutje ai shton se, “Të keni një rutinë qetësuese para gjumit, të tilla si leximi apo duke marrë një dush. Mbani dhomë e gjumit të ftohtë dhe të errët. Mos e ndryshoni rutinën tuaj të gjumit. Rrini në orarin tuaj të zakonshëm në ditët e javës.”

Ai po ashtu këshillon se duhet të kemi kujdes edhe me vaktet e ushqimit. Pas të gjitha këtyre gjithçka do të mund të kalohet më lehtë, shton ai. Po qe se i marri parasysh këshillat e ekspertëve, adaptimin në këtë stinë do ta kemi më të lehtë./Gazetaere.com/

Kategoritë
Lajmet KryesoreShëndetësiTema e Ditës

Të ngjajshmet