“Prania ushtarake e Turqisë në Katar i shërben stabilitetit dhe paqes në rajon”

Në një reportazh për “The Peninsula”, një gazetë që del në anglisht në Katar, Presidenti Erdoan tha se Turqia dhe Katari janë dy vende simotra dhe prezenca ushtarake turke në Katar i shërben stabilitetit dhe paqes në të gjithë rajonin e Gjirit.

Në një reportazh për “The Peninsula”, një gazetë që del në anglisht në Katar, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia dhe Katari janë dy vende simotra me marrëdhënie historike, kulturore dhe njerëzore shumë të vjetra dhe të dyja vendet kanë marrëdhënie strategjike të shtrira në një hapësirë të gjerë duke filluar që nga ekonomia, industria, mbrojtja e deri tek siguria, investimet dhe energjia.

Prezenca ushtarake e Turqisë në Katar nuk i shërben vetëm Katarit vëlla, por edhe stabilitetit dhe paqes në të gjithë rajonin e Gjirit,- u shpreh Erdoan dhe shtoi: “Përveç atyre që bëjnë llogaritë e kaosit, askush nuk duhet të shqetësohet për praninë e Turqisë dhe ushtarit turk në rajonin e Gjirit”.

I pyetur në lidhje me politikën e Turqisë në Siri dhe operacionet kundër terrorizmit, Erdoani ka theksuar se Turqia nuk është kurrë për një prezencë të përhershme në Siri dhe nuk ka ndaj askujt pretendime territoriale. “Kur kriza që jetë zgjidhur në mënyrë të qëndrueshme do të marrë fund edhe prania jonë në Siri. Turqia bën një luftë të vendosur kundër të gjitha organizatave terroriste”, u shpreh udhëheqësi turk.

Duke iu referuar zhvillimeve në Libi Presidenti Erdoan ka deklaruar se në këtë vend do të fitojë legjitimiteti dhe do të humbasin puçistët. “Falë qetësisë që u sigurua në terren me iniciativat e Turqisë lindi një mundësi. Dhe kjo mundësi nuk duhet të shkojë kot, pasi ajo do të mbrojë paqen dhe stabilitetin si në Libi, ashtu edhe në rajon”, shtoi ai.

Kurse në lidhje me zhvillimet në Mesdheun Lindor, Erdoani ka thënë se Turqia gjithmonë ka qenë dhe është për ndarjen e drejtë të pasurisë mes vendeve që kanë dalje në Mesdhe dhe këtë Turqia e thekson në të gjitha iniciativat e saj diplomatike.

Erdogan ka thënë se çështja e Egjeut dhe Mesdheut është një çështje ku Turqia nuk do të bëjë kurrë hap mbrapa.

“Ne e kemi deklaruar dhe do të vazhdojmë ta shprehim me zë të lartë në të gjitha platformat se nuk pranojmë asnjë zgjidhje që injoron Turqinë dhe Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe i ‘burgos’ ato në brigjet e tyre. Ne gjithmonë do të vazhdojmë të mbrojmë me vendosmëri të drejtat dhe interesat tona në çdo kohë dhe rrethanë. Ata që panë vullnetin tonë në Mesdheun Lindor dhe e kuptuan që vendi ynë nuk do të tërhiqet përballë kërcënimeve dhe shantazheve boshe e të pabaza më në fund u detyruan të dëgjojnë thirrjet tona për dialog.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet