Pothuajse gjysma e të infektuarve me koronavirusin kanë një sens të ndryshuar të shijes

Pothuajse gjysma e të infektuarve me koronavirusin përjetojnë ndryshime në sensin e tyre të shijes, sipas një studimi të publikuar në revistën Gastroenterology.

Hulumtimi erdhi me të dhëna që mund të jenë të dobishme për klinikët në trajtimin e pacientëve tek të cilët COVID-19 mund të jetë fatale, shkruan e përditshmja britanike Deccan Herald.

“Kjo simptomë nuk është vërejtur në studimet e mëparshme, me siguri sepse simptoma të tjera të tilla si kollë, ethe dhe gulçim ishin shumë më të theksuara,” tha Muhamed Aziz nga Universiteti Amerikan i Toledo.

Ekipi i hulumtimit analizoi të dhëna nga pesë studime të botuara më parë, të cilat u kryen nga janari deri në fund të marsit të këtij viti. Nga 817 personat e infektuar me COVID-19 të cilët u përfshinë në studim, 49.8 përqind ndjenin ndryshime në sensin e tyre të shijes.

Ekspertët spekulojnë se kjo përqindje mund të jetë edhe më e lartë sepse disa hulumtime u bazuan në të dhëna nga pacientë të cilët nuk e vunë re çdo simptomë të virusit. Dyshohet se ndryshime në këtë sens ndodhin te njerëzit që kanë simptoma më të buta. Sidoqoftë, nevojiten më shumë studime për të verifikuar këtë dyshim./Gazeta e Re/

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet