“Poshtë Cari!” Protesa anti Putin në një qytet lindor të Rusisë

Një protestë antiqeveritare shpërtheu në qytetin lindor të Rusisë, Khabarovsk të Shtunën.

Mijëra njerëz u mblodhën në një shesh qendror dhe disa bërtisnin: “Turp për Moskën!”, “Putin është një hajdut!” dhe “Poshtë me Carin!” duke iu referuar Presidentit Vladimir Putin.

Ata u ngritën në protestë pasi Sergei Furgal, guvernatori popullor i rajonit të tyre u arrestua të enjten dhe u dërgua në Moskë me akuzën e vrasjes.

Organi kryesor i hetimit penal në Rusi thotë se ai dyshohet për përfshirje në disa vrasje të biznesmenëve në 2004 dhe 2005 para se të fillonte karriera e tij politike.

Furgali u paraqit në gjykatë në Moskë të Premten dhe u urdhërua të qëndrojë në paraburgim për dy muaj.

Në mënyrë të pazakontë, policia nuk bëri asnjë përpjekje për të prishur tubimin e së Shtunës apo për arrestuar askënd.

“Ne e kemi zgjedhur atë dhe varet nga ne që ta gjykojmë. Ne e mbështesim atë dhe nuk e kuptojmë arsyen që u dërgua në Moskë,” – tha një protestues ndërsa marshonte.

Ndërkohë, protesta të tjera shpërthyen në qytete më të vogla në rajon.

Furgali mundi kandidatin e Presidentit Putin për guvernator në zgjedhjet dy vjet më parë.

Fitorja e tij e papritur reflektoi zhgënjimin në rritje të publikut me politikat e Putinit dhe shënoi një pengesë të dhimbshme për partinë kryesore të Kremlinit, Rusinë e Bashkuar.

Protesta ishte më e madhja në rajon për dekada.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet