Portieri legjendetar turk, Rüştü Reçber, testohet pozitiv ndaj koronavirusit

Gruaja e ish-portierit të ekipit kombëtar turk, Işıl Reçber, në rrjetet sociale shkroi se burri i saj u testua pozitiv ndaj koronavirusit dhe se familja është e tronditur pasi simptomat e tij përparuan me shpejtësi.

Legjenda turke e futbollit Rüştü Reçber sonte vonë u dërgua në spital dhe u konfirmua me diagnozë të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Gruaja e ish-portierit të ekipit kombëtar turk, Işıl Reçber, në rrjetet sociale shkroi se burri i saj u testua pozitiv ndaj koronavirusit dhe se familja është e tronditur pasi simptomat e tij përparuan me shpejtësi.

“Unë, vajza dhe djali im u testuam negativ. Vetëm bashkëshorti im u testua pozitiv”, shkroi Işıl, duke shtuar se Rüştü është vendosur në izolim në një spital.

46-vjeçari Rüştü është një ikonë që luajti për klubin Fenerbahçe dhe Kombëtaren e Turqisë. Ai u largua nga Fenerbahçe për t’u bashkuar me Barcelonën në vitin 2003, por në vitin 2004 u kthye përsëri në klubin e Stambollit.

Rüştü pati 124 paraqitje ndërkombëtare për Turqinë dhe ndihmoi kombëtaren e tij të renditet në vendin e tretë në Kupën Botërore FIFA 2002 të bashkë-organizuar nga Koreja e Jugut dhe Japonia.

Rüştü doli në pension në vitin 2012.

Autoritetet turke më herët njoftuan se në Turqi gjithsej 7.402 persona janë diagnostifikuar me koronavirus, prej të cilëve 108 persona kanë ndërruar jetë.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 177 vende dhe rajone. Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani në të gjithë botën janë raportuar rreth 650 mijë raste të koronavirusit, ndër to 30.200 persona kanë vdekur dhe mbi 137.200 janë shëruar.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet