Portieri jug-afrikan Hoffman nënshkruan me Llapin

Llapi vazhdon të prezantoj lojtarë, edhe pas mbarimit të afatit kalimtar të verës. Klubi nga Podujeva ka njoftuar të hënën se ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me portierin Steven Hoffman.

“Portieri 26 vjeçar e me eksperiencë, ka zgjedhur të përfaqësoj KF Llapi në këtë edicion. Steven Hoffman është bashkangjitur me klubin tash e një muaj dhe ka bindur drejtuesit e klubit të nënshkruajnë kontratë njëvjeçare me të. Hoffman është nga Afrika e Jugut, i gjatë 1.96 metra. Ka qenë pjesë e Reprezentacionit të Afrikës së Jugut për grupmoshën U23”, shkruan në njoftimin e Llapit.

Hoffman karrierë ka bërë edhe te skuadrat e njohura të vendit të tij të lindjes si Bidvest Wits FC, Vasco Da Gama si dhe Cape Umoya United FC. Steven Hoffman ka zgjedhur numrin 36 në fanellë dhe është i gatshëm të paraqitet në ndeshjen kundër Besës që zhvillohet të martën (sot). Llapi nuk e ka shënuar asnjë fitore në pesë ndeshjet e para të Superligës, duke arritur një barazim dhe katër disfata.

Kategoritë
LajmeSport

Të ngjajshmet