Portieri egjiptian refuzon çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, ja arsyeja… (Foto)

Për paraqitjen e tij në ndeshjen hapëse të Egjiptit ndaj Uruguait, portieri Mohamed El-Shenawy, i cili luan te Al Ahly Kairo, është nderuar me çmimin Lojtari i Ndeshjes.

Pas 1-0 ndaj Uruguait, El Shenawyi është zgjedhur si Lojtari i Ndeshjes me meritë, pas pritjeve të bukura që bëri ndaj Suarez me shokë.

Për këtë çmim, 29-vjeçari është gëzuar jashtë mase.

Gjithsesi, ai nuk mund ta pranonte çmimin që ndahet në stadium pas ndeshjes, për shkak se ai sponsorizohej nga kmapnia e njohur e birrave “Budwiser”.

Si një musliman i devotshëm, ai është kundër alkoolit, dhe prandaj ka refuzuar çmimin.

Gjesti i portierit egjiptian është mirëpritur nga tifozët, madje me mijëra komentues reaguan pozitivisht nëpër rrjete-sociale.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet