Portat e dezinfektimit të vendosura në Mitrovicë nuk janë të sigurta

Një portë për dezinfektimin e qytetarëve është vendosur sot në sheshin e qytetit të Mitrovicës së Jugut por sipas një specialisti të sëmundjve infektive kjo portë nuk është e sigurt transmeton Gazeta e Re

Portat e njëjta janë vendosur edhe në qytetin Ordu të Turqisë por pas vendosjes së portave ka reagur specialisti i njohur të sëmundjeve ngjitëse Prof. Dr Ates Kara i cili në një emision televiz të drejtpërdrejt në CNN Turk ka njoftuar për rrezikun e portave të tillë.

” Edhe pse portat janë vendosur për të dezinfektuar qytetarët ata nuk janë të sigurta pasi që nga vrimat e portës bëhet stërpikja dhe avullimi me ujë” tha Kara

Ai ka treguar se nëse një person i infektuar hynë në portën e përmendur pastaj sëmundja mund të ngjitet tek personi i dytë

” Nëse një person përmban çfarëdo lloj virusi dhe në momentin e hyrjes në portë kollitet atëherë bakteriet shpërndahen dhe të njëjtat mund të ngjiten tek personi i dytë në momentin e hyrjes” tha Kara

Këshilla tjetër për të gjithë qytetarët nga Prof.Dr Ates Kara është larja e shpeshtë të duarve me sapunë. /Gazeta e Re/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet