Porsche u jep lamtumirën dizelëve

Prodhuesi nga Shtutgarti u është bashkëngjitur grupit të auto-kompanive, të cilat ua kthejnë shpinën motorëve dizelë.

Në Porsche tash thonë se njëra nga arsyet kryesore e heqjes dorë nga teknologjia dizel është drejtimi kah automjetet me motor elektrik.  Porsche njoftoi se deri në vitin 2022 në elektrikë do të investojë madje 6 miliardë euro, e cila do të mundësojë të sigurojë rritjen e qëndrueshme në të ardhmen, transmeton KosovaPress.

“Porsche nuk ka ndërmend të demonizojë përdorimin e naftës, pasi ajo është ende një karburant motorik shumë i rëndësishëm në botë. Megjithatë, për ne si prodhuesi i makinave sportive, nafta ka qenë gjithmonë në sfond dhe nuk ka luajtur një rol të rëndësishëm. Kemi ardhur në përfundim se në të ardhmen në Porsche nuk ka vend për motorët me naftë, “tha drejtori i kompanisë Oliver Blume.

Kërkesat për motor dizel po shënon rënie dhe në vitin e kaluar vetëm 12 për qind të Porscheve të shitura kishin motor dizel.

Ndërkohë, Porsche do të vazhdojë të përmirësojë dhe optimizojë motorët ekzistues të benzinës, të cilët, për entuziastë të makinave sportive tradicionale nuk kanë alternativë.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet