Porosia e shqiptarit për boshnjakët, serbët dhe kroatët

Sulejman Bugari është i lindur në Rahovec, por është shkolluar në Sarajevë. Atje ka shërbyer si imam xhamie, kurse viteve të fundit është duke shërbyer në Podgoricë. Ditë më parë në një televizion në Sarajevë ai dha një mesazh për boshnjakët, serbët dhe kroatët e Bosnje dhe Hercegovinës. Mesazhin e sjellim të plot me titra shqip.

“O qytetarë të Bosnje dhe Hercegovinës, oj Bosnje, o Bosanac e Hercegovas, nëse kemi harruar, dua që vetës time edhe juve të ua kujtojë: nuk kam dëgjuar të ekzistojë shpirti serb, kroat apo boshnjak, por kam dëgjuar që ekziston shpirti bosanac. Me këtë shpirt, në një formë apo tjetrën, e kemi ndier të gjithë ne dhe nëpërmjet tij jemi njohur në botë. Jo për shkak të Sebilit dhe kalldrëmeve. Patjetër, të gjithë keni të drejtë në nacionalitetin tuaj, në emrin e popullit tuaj dhe këtë gjithsecili duhet ta respektojë.

Nëse vëllezërit e mi njerëzor dhe tani sipas vendbanimit, (në Mal të Zi) thonë se ka gjuhë malazeze, këtë sigurisht e respektojë me shpirt dhe fëmija im do të shkojë në atë shkollë e ta mësoj atë gjuhë (ja tani po e mëson atë). E di që gjithmonë ka pasur urrejtje dhe të këqija, por ju mos u bëni keqbërës, urrejtës, por vetëm ndaj asaj e cila është e keqe për gjithsecilin. Ikim nga urrejtja, përçmimi dhe nacionalizmi nga se jemi vëllezër njerëz. Çka na duhet kombi, gjuha, feja e edhe psikologjia pa frymë e shpirt. Shikojeni çfarë ka bërë kombi e shkenca pa shpirt për njeriun modern, e ka materializuar, e ka robotizuar dhe e ka nxitur kundër vëllait, të ndryshmit e tjetrit.

O ulema, priftërinj, rabin, dijetar, akademik, shkencëtar, të gjithë ne jemi diagnostifikues të mirë të gjendjes tonë, por mesa duket nuk jemi ose nuk duam të jemi në gjendje, sikurse një terpistë, të bëhemi terapeut dhe mjek të shoqërisë tonë, e gjithmonë fajin e hedhim tek tjetri. Ti kthehemi njëri-tjetrit me kujdes e sinqerisht, duke hulumtuar të mirën tek gjithsecili.

Ja edhe tani, deri sa jemi ulur njeri pran tjetrit, ne i dimë disa të meta të cilat nuk na pëlqejnë tek ai apo ky, por fatkeqësisht ndodh që këtë e ruajmë si fakt kundër atij apo asaj në vend që të kërkojmë ndihem e parë në qoftë se nuk jem kompetent ta rregullojmë.

Këtë ua thotë njeriu me prejardhje shqiptare, evropian, mysliman, me shtetësi të Bosnje dhe Hercegovinës, me leje qëndrimi në Mal të Zi.” Sulejman Bugari

Kategoritë
LajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet